Në Shqipëri : Ilir Meta takon Idrizin e PDIU dhe lajmëron një konferencë urgjente për mediat

13.06.2017 11:20:26

Ish-kreu i lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Takimi mes Metës, Idrizit dhe kreut të LSI, Petrit Vasili  u zhvillua në selinë e LSI dhe zgjati rreth 30 minuta.

Menjëherë pas këtij takimi Meta ka njoftuar për një konferencë urgjente për mediat rreth orës 11:15 ku priten deklarata të forta të Metës pas luftës së hapur që PS-PD i kanë shpallur ditëve të fundit partive të vogla, përfshirë LSI-PDIU.