Në Shqipëri : Ministri ‘teknik’ i Drejtësisë pezullon kreun e burgut të Tropojës për përfshirje në fushatë

29.05.2017 16:49:53

Drejtori i burgut të Tropojës, Granit Kurmekaj është pezulluar  nga detyra për përfshirje në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ka qenë ministri i ri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ai që ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm nga detyra të kreut të IEVP Tropojë, pasi ky i fundit u kallëzua për përfshirje në fushatë.