Në Shqipëri vijojnë tërmetet! Regjistrohen 5 lëkundje të reja gjatë natës, më e forta në…

04.12.2019 11:17:53

Tërmeti i 26 nëntorit, i cili la pas 51 të vdekur është shoqëruar sërish me pas lëkundje të tjera. Sipas IGJEUM-it, gjatë natës janë regjistruar edhe 5 lëkundje të tjera sizmike, ku më e forta është regjistruar në orën 03:34 minuta.

Lëkundja më e fortë ishte me mangnitudë 3.2, i shkallës Rihter me epiqendër në Gjirin e Lalëzit.

Më tej Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thekson faktin se lëkundjet e reja sizmike janë proces normal dhe nuk ka vend për panik.