Në shtetet demokratike nuk bëhen debate mediale për zgjedhje partiake!

18.03.2019 23:15:43

Nga Qibrije Hoxha

Më duhet të reagoj të nderuar miq në lidhje me debatet që po mbahen për zgjedhjet mbrenda LDK-së.
Nuk praktikohet në shtet demokratike si në këtë ku jetoj unë qe 30 vite që të mbahen debate në lidhje me zgjedhjet e mbrendshme mbrenda partive politike.
Nuk ndërhyhet me debate të tilla se cili është më i përshtatshëm e cili jo, qoftë deklarata të drejpërdrejta apo jo, cili ka bë gabime e cili jo!
Nuk lakohen emrat e as paragjykohet në kandidaturat e mundshme për kryetar partie.
Mediat vetëm njoftojnë se kur mbahen zgjedhjet dhe në fund pas mbajtjes së kuvendit të partisë, që Jo domosdoshmërisht duhet të transmetohet drejtpërsëdrejti në ndonjë nga kanalet televizive.
Shkurt nuk është detyrë e medieve që të ndikojë në zgjedhjet e mbrendshme partiake, kjo është detyrë dhe obligim statutare të partive dhe mekanizmave të tyre vendimmarëse.
Është skajshëm jo demokratike që analistët të mirren me figurat politike mbrenda partive dhe të flasin për vetitë e tyre!
Mediet kanë për detyrë vetëm që të njoftojnë për ecurinë e zgjedhjeve, aq!