Në Spanjë protestojnë kundër detyrave të shtëpisë

04.11.2016 18:53:29

Mijëra prindër në Spanjë do të protestojnë këtë fundjavë kundër shkollave shtetërore, për shkak të detyrave të shumta të shtëpisë për fëmijët e tyre.

Nxënësve të 12,000 shkollave në mbarë vendin do t’iu kërkohet që të mos i bëjnë detyrat në dy ditët e ardhshme.

Aleanca Spanjolle e Shoqatave të Prindërve, e cila ka thirrur protestën, argumenton se detyrat e shtëpisë janë të dëmshme për fëmijët.

Në vitin 2012, një studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka gjetur se fëmijet dhe adoleshentët spanjollë kanë 6.5 orë detyra shtëpie në javë, krahasuar me një mesatare prej 4.9 orësh nga një grup prej 38 vendeve.