Ne strofken e qyqes/ poezi nga Shukrije Gashi

14.05.2020 00:24:18

Ne strofken e qyqes

Edhe sot shterngoj fort grushtin
anipse andrra me nuk fshihet aty
Ata qe thyen betimin Molla e Adamit
u doli gushe sheshit
e mashtrimi pelhure u ka zene syte
ne strofken e qyqes ku ajo
therret trishtin mbi vezet e tjeterkuj
gjithmonë do jeni t’vetmuar
n’rendin e pare kozmetik
Ne lekuren e re vetem gjarpinjte
ndihen mire
Serish i mbledhe gishtrinjte tok
per t’a bere dhimbjen grusht
e zura andrren per pak
jam n’lekuren time te pare
ne strofken e shqiponjave
e po ndihem mire si dje
large krymbave e kuturbimit
fle rehat as vdekjes i trembem
ne gjumin e perjetsise vetevetja …