Në Stuttgart hapet ekspozitë kushtuar familjes Jashari

05.03.2017 11:52:10

Në Stuttgart të Gjermanisë do të hapet një ekspozitë me rastin e 19 Vjetorit të Epopesë së familjes Jashari organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart si dhe Qendra Kulturore e Kosovës me seli në Stuttgart.

Ekspozita do të hapet solemnisht para mysafirëve të ftuar të hënën në ora 18:30 në Kursaal Bad Canstatt (Großer Saal, Königsplatz 1, 70732 Stuttgart) kurse për publikun do të jetë e hapur nga data 7 Mars.