Në Suharekë qytetarët shijuan tortën e madhe të Pavarësisë (Foto)

17.02.2018 21:50:26
Komuna e Suharekës me aktivitete të shumta ka shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Krahas aktiviteteve të ndryshme të organizuara për festën e pavarësisë qytetarët e Suharekës kanë pasur rastin të shijojnë edhe tortën e 10 vjetorit të pavarësisë, të cilën e kanë prerë solemnisht kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Suharekë, Shaqir Palushi.

Torta e madhe të pavarësisë është ekspozuar në Sheshin e qytetit “Fadil Vata”, ku gjithashtu për qytetarë janë shërbyer gratis edhe ushqime të tjera.

Aktivitetet kanë vazhduar me Koncertin festiv të pavarësisë që u mbajt në ambient të hapur në Sheshin “Fadil Vata”, ku ishin tubuar numër i madh i qytetarëve. Në këtë koncert kanë performuar emra të njohur të estradës kosovare si dhe solistë nga komuna e Suharekës.

Ndërsa në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbahut” u mbajt një orë letrare, në të cilën edhe u shpallën fituesit e konkursit letrar që u organizua me këtë rast.

je