Në Tetovë mbahet edicioni i 5 i festivalit të teatrove kombëtare

13.10.2016 20:12:33

Ansamble teatrale nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Zvicra do të marrin pjesë në edicionin e 5-të të Festivalit ndërkombëtar teatror të të dramës kombëtare, që do të mbahet në Tetovë.

Festivali do të mbahet nga 14 e deri më 18 tetor, ndërkaq përzgjedhës është aktori i mirënjohur Bajrush Mjaku. Hapjen e sivjetme të festivalit do ta bëjë drama ”Grafitet”, me tekst të Mehmet Krajës dhe regji të Fadil Hysajt, shfaqje e një teatri të Kosovës.

Nga gjashtë shfaqjet, juria e përbërë nga Nexhat Birxhik nga Turqia, Jeton Neziraj nga Kosova dhe Muzafer Etemi nga Tetova, do të ndajnë çmimin për shfaqje më të mirë, tekst, regji, aktore dhe aktor më të mirë.