Në tubimin e përbashkët në Zhegrë dhe Grykë të Karadakut, Lutfi Haziri tha: Përballë Agim Ramadanit, shtatorja e Idriz Seferit

01.10.2017 18:42:19
Zhegra dhe Gryka e Karadakut, me anë tubimit të përbashkët, i kanë bërë pritje madhështore kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij.

Banorët e asaj ane thanë se Lutfi Haziri do të dalë triumfues edhe më fuqishëm se në vitin 2013 marrë parasyshë projektet e mëdha infrastukrukturore që i ka realizuar për Zhegrën dhe Grykën e Karadakut.

“Faleminderit pafundësisht për këtë mbështetje madhështore. Po ju informoj se shtatorja e Idriz Seferit po skalitet në bronz dhe më 28 nëntor do të vendoset përballë përballë Agim Ramadanit na lartësi prej 3.8 metra. Nga kjo pjesë kanë dalë kryengritësit më të mëdhenjtë për lirinë e shqiptarëve. Ky tubim është mesazhi më i mirë për rivalët”, ka thënë Haziri.

 

“Hapja e vendkalimit kufitar në Stanqiq do të ndodhë brenda këtyre muajve. Lajmi i mirë është se Qeveria e konfirmoi dje ndërtimin e Autostradës dhe projektet e mëdha milionëshe që i kemi siguruar gjatë katër viteve. Do të përfundohet palestra në Zhegër, do të vazhdojmë me punë në Çelik, Haxhaj, Demiraj, Terziaj e deri në Stanqiq. Po ashtu, Zhegra do ta ketë edhe palestrën për nxënës dhe do ta ndërtojmë edhe shtëpinë muze të Agim Ramadanit e Idriz Seferit. Me besim në Zot, do t’i realizojmë bashkërisht”, ka shtuar Haziri.

Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale, Isa Agushi me numër 8 dhe Shemsedin Elezi me numër 38.