Në Ukrainë/ Nëna 36-vjeçare vdes nga koronavirusi pak pasi lindi vajzën e saj

03.04.2020 14:09:40

Një grua në Ukrainë ka vdekur nga koronavirusi vetëm pak orës pasi lindi vajzën e saj.

Nëna 36-vjeçare, e identifikuar vetëm si Galina, dyshohet se ishte infektuar me koronavirus më 10 mars.

Zëdhënësi i autoriteteve lokale të shëndetit, Volodymyr Chemny tha gjatë një konference për shtyp: ‘Me 29 Mars, gjendja e gruas papritmas u përkeqësua”

Gruaja pati temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Fatmirësisht raportohet se foshnja është e shëndetshme.