Në Ukrainë, Yulia Tymoshenko do të kandidojë për presidente

21.06.2018 10:00:07

Udhëheqësja e opozitës në Ukrainë, Yulia Tymoshenko tha se planifikon të garojë për presidente në vitin 2019. Në një video-konferencë në faqen e saj në Facebook, Tymoshenko tha se do të kandidojë “jo për të luajtur një lojë autoritare, por për të ngritur Ukrainën në këmbët e saj”.

“Zyra presidenciale për mua nuk është ‘PlayStation’, por një vend për të prezantuar ndryshimet reale, për të cilat vendi ynë ka nevojë”, tha Timoshenko.

Ajo shtoi se do të iniciojë një referendum për kushtetutë të re nëse zgjidhet presidente.

“Do të propozoj një kushtetutë të re për Ukrainën, që do të jetë një marrëveshje e vërtetë publike midis qeverisë dhe popullit dhe do të demonopolizojë kompetencat e autoriteteve”, tha Tymoshenko.