Në vend të një përshëndetjeje për Qemal SKËNDERN

30.05.2018 13:36:56

 

PËRVJETORI I NJË DITËLINDJEJE DHE SAGA E FAMILJES SË NDERUAR MALLAKASTRIOTE VELI MUHAMETI SKËNDERAJ

Nga : Vasil Tabaku

Miqë të nderuar, u ndala në këtë ese biografike të familjes së ndruar mallakastriote VELI MUHAMETI SKËNDERAJ nga qendra Fratar, për të theksuar vlerat unikale të kësaj familjeje të madhe, fisnike, atdhetare dhe mikëpritëse, por edhe për ti bërë të njohura për opinionin e gjerë dhe për pasardhësit dinjitoz të kësaj familjeje mallakastriote me tradita të shkëlqyera dhe moral të lart njerzor.Dëshiroj që fëmijët e ADEMIT, MYFTARIT,QEMALIT, NOVRUZIT, ZYBËS,HANKOS,ZYRAKOS,FATIMESË DHE RESMIES, POR EDHE NIPËRIT E MBESAT, të njohin vlerat e vërteta nga vijnë.Në kuadrin e përvjetorit të ditëlindjes se 80 të QEMALIT në datën 2 qershor, shpalos këtë shënim mjaft të studiuar dhe serioz për familjen e njohur SKËNDERAJ në Fratar të Mallakastrës.Në njërën mënyrë apo tjetrën, dua të theksoj traditat mjaft fisnike dhe dinjitoze të familjes së madhe të VELI MUHAMETI, SKËDERAJ, I cili në vitet 60 të shekullit të kaluar, zbriti në qendër të Fratarit nga zona e Mustafasulajt , Ninësh, I detyruar nga rrethanat dhe puna e tij si nëpunës I shtetit.Me këmbëngulje, villnet dhe perspektiva, ai ndërtoj shtëpinë e parë dhe më pas edhe dy shtëpi të tjera për djemtë.Veliu ishte një atdhetar I njohur dhe ishpjesmarrës në Luftën Antifashite Clirimtare.Veliu si një shqiptar I vertëtë dhe mjaft korrekt gjatë Luftës Anti Fashiste, ishte një luftëtar I besës dhe me reputacion të madh në të gjithë Mallakastrën.Fjala e Veliut ishte e matur, e menduar mirë dhe e mencur, product I një filozofie të lartë popullore dhe traditës së mrekullueshme të familjes që unë do ta quaj DINASTIA SKËNDERAJ.Po ashtu edhe gjat rindërtimit të Shqipërisë së pasluftës Veliu ishte një figurë mjaft e besuar e Mallakastrës dhe një punonjës mjaft dinjitoz I shtetit, që gëzonte respektin dhe vlerësimin dinjitoz të të gjithë bashkëkohësëve të vet në këtë zonë të ndritur.Natyrisht nuk do të ndalem në detaje të vlerave të kësaj familjeje të respektuar e dinjitoze, më tepër së sa tek vlerat e larta morale dhe shoqerore, e them këtë sepse të gjithë pasardhësit e kësaj familjeje e njohin mirë historikun e shkëlqyer të familjes Skënderaj.Veliu dhe Xhevua I rritën dhe edukuan fëmijët me frymën e mirësisë, mikpritjes, respektit, dinjitetit dhe sakrificës.Fëmijët e Veliut u rritën me frymën e mirkuptimit, konsideratës së ndërsielltë, tolerancës dhe kulturës së lartë njerzore.Natyrisht familia kishte kërkesat e veta ekonomike, sociale dhe fisnore. Duke qënë një familie e madhe me një rrjet të gjerë miqësh, nipërish e mbesash, kishte padyshim edhe mjaft hyrie dhe dalie të tyre në shtëpinë e Veliut. Nënë Xhevairia, apo Nënë Xhevua si e quanin në familie dinte të priste si ajo, miku vinte dhe ndjehej si në shtëpinë e vet,I mirëpritur dhe I respektuar. Brenda magjisë së mirësisë dhe buzëqeshjes së vecantë të kësaj shtëpie të rrallë.Xhevua me nje kokërr vezë priste dhe përcilltë si I thonë fjalës, njëqintë vet dhe I kënaqte të njëqintët, pra ishtë një zonjë shtëpie e vërtetë, e rrallë dhe autoritare, miku për të ishte I shenjtë dhe respektohej në të gjitha dimensionet njerzore.Në këtë frymë të lartë mirësie dhe mirkuprimi, respekti dhe fisnikërie, u rrit dhe u konsolidua kultura dhe dashuria, fisnikëria dhe dinjiteti I famil;ies së Veliut. Këtë vyrtyt të lart e trashëguan të gjithë fëmijët e tij, duke ja rritur vlerat familjes së Skënderajve. Pikërisht nga kjo traditë, nga kjo kulturë dhe fisnikëri erdhi edhe QENAL SKËNDERI, I cili në datën 2 qershor feston 80 vjetorin e lindjies. Një jëtë e tërë e mbushur me punë, mund, sakrifica, përpjekje dhe arritje të vecanta, të cilat përbëjnë edhe fizionominë e këtij MËSUESI të MREKULLUESHËM dhe të vecantë.Qemali kreu studimet e larta për Histori dhe punoj në zonën e tij të vendlindies në Mallakastër gjithë jetën si një mësues I devotshëm dhe I mirnjohur.Nga natyra Qemali është njeri mjaft kërkues dhe dinjitoz, tepër I preokupuar për të mbrojtur të vërtetën dhe mbi të gjitha një njeri mjaft I përkushtuar për arsimin, për nxënësit dhe mbarvajtjen e tyre. Kështu kur Qemal SKËNDERI ishte drejtor shkolle në fshatin Bejar, luftoj në mënyrë mjaft të vendosur për ndërtimin e shkollës së re, pasi shkolla ekzistuese ishte gati e rrënuar dhe problematike. Për vite të trëra përkushtimi dhe vetmohimi, ai nuk reshti duke shkuar gati cdo muaj në Fier në Komitetin e atëhershëm Ekzekutiv dhe në Seksionin e Arsimit të rrethit deri sa mori premtimin për ndërtimin e shkollës së re në Bejar.Ishte padyshim një fitore e Qemalit dhe vet nxënësve.Ndërtimi I shkollës u pasua më një sërë problemesh, që vetëm një njeri këmbëngulës si Qemali, me karakter të fort, I vendosur dhe mjaft kërkues mund ta conte shkollën deri në përfundim të plot, në ditën e përurimit.Ditë e cila ishtë vërtetë një ditë e bukur, e rrallë dhe mjaft emocuionues.Padyshim kjo ishte edhe nje fitore e madhe për drejtorin e shkollës së Bejarit Qemal SKËNDERI.Qemali ishte një mësues I përkushtuar, pasionant dhe këmbëngulës.Shkolla e Bejarit nën drejtimin e Qemalit u shëndrua në një institucion shembullor në gjith zonën e Mallakastrës dhe më gjerë.Mësues Qemali ishte sa I përkushtuar aq dhe I vëmëndëshëm për të gjithë problemet e nxënësve dhe mësuesëve, I afërt dhe miqësor, mjaft I afërt me të gjithë edhe me prindërit e nxënësve.Qemali nuk harronte kurrë mjedisni ku punonte por as edhe familjene madhe dhe fisnike nga vinte, ai ishte një bir I denj I VELI MUHAMETIT, SKËNDERAJ por edhe një mësues që linte gjurmë dhe mbresa në ndërgjegjen e cdo prindi, nxënësi dhe mësuesi.Padyshim Qemali ishte dhe një aktivist I pashoq, mjaft I lidhur me hallet dhe problemet e bashkëfshatarëve dhe në pozicionin e vet dominant ai bënte gjithcka për ti ndihmuar dhe për tiu zgjidhur të gjitha problemet që ata kishin. Në këtë mënyrë Qemal SKËNDERAJ u kthye në një MIK I TË GJITHËVE. Mësues Qemali ishte idhull për nxënësit dhe një shembull I mirë për brezat e mësuesëve mallakastriot.Qemali si intelektual ka punuar shumë, këtë e dëshmon edhe monografia për arsimin në Mallakastër, një studim shumë vjecar dhe dinjitoz i Qemalit, një punë studimore shkencore mjaft e përkushtuar dhe me material të rrallë , autentike dhe mbi të gjitha një vepër që meriton të vlerësohet.Prej vitesh Qemali ka mbledhur dhe hulumtuar mbi materialet rreth këtij procesi të zhvillimit dhe ecjes se arsimit dhe shkollës mallakastriote.Kur flas për Qemalin, natyrisht nuk mund të lë jashtë vëmëndjes edhe NOVRUS SKËNDERIN, mësues I mrekullueshmë dhe pasionant, me prirje të një mësuesi dinjitoz, fisnik dhe I përkushtuar.Puna e NOVRUZIT ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e të gjithë brezave të nxënësve që ai edukoj me lëndën e tij të dashur Matematikën dhe Fizikën.Shpirti I madh dhe I mrekullueshem I NOVRUZIT është I gjallë tëk të gjithë brezat e nxënësve të Fratarit.Ai është I gjallë në vëmëndjen dhe zemrat e tyre, edhe pse tashë nuk jeton më. Po ashtu Mësuese FLORËN, bashkëshorten fisnike dhe të përkushtuar të QEMALIT, një mësuese matematike me vlera unikale dhe me zemër mjaft bujare, e vecantë në punën e saj të gjatë në shkollën e Fratarit.Flora është >Qytetare nderi> e Mallakastrës, vlerësim ky mjaft dinjitoz për të si një mësuese e talentuar.Flora ka qënë një mbështetje mjaft solide dhe dinjitoze për Qemalin, për tipin e tij impulsive dhe mjaft kërkues. Por edhe dy nga vajzat e Qemalit janë tashmë mësuese të mrekullueshme, DONIKA që tashmë jeton e punon në SHBA dhe VJOLLCA, një mësuese mjaft e talentuar dhe me vlera intelektuale të larta.Të katër vajzat e Qemalit, përfunduan arsimin e lartë dhe janë tashmë kuadro dinjitoz e të përkushtuar, të lidhura ngush me punën dhe jetën.E pra I gjithë ky brez mësuesish është padyshim krenari e familjes së madh të SKËNDERAJVE, vazhdues te denjë të VELIUT, këtij “Qytetari Nderi të Mallakastrës”, I akorduar nga Këshilli Bashkiak I Komunës së Fratarit pas vdekjes për Veliun. Natyrisht, në këtë ese unë nuk mund të shpërfaq gjithë vlerat e rralla të familjes së madhe dhe fisnike SKËNDERAJ, por besoj se kam ngritur paka fletën ë kujtesës për të gjithë pasardhësit e denjë dhe të nderuar të kësaj familjeje dinasti, të mrekullueshme mallakastriote.Shpresoj të kem qënë real dhe I drejt në ato që kam shkruar dhe padyshim në kuadër të jubileutm të 80 vjetorit të lindjes së MËSUESIT TË NDERUAR QEMAL SKËNDERI, të kem thënë sadopak gjera me interes dhe që do ti vlejnë memorjes së madhe të kësaj familjeje fisnike mallakastriote.Urimet e mia të sinqerta Mësues Qemalit, jtë të gjatë dhe begati.Urime për studimin e rrallë e me vlera unuikale për Arsimin dhe shkollën në Mallakastër dhe qoft I lumtur dhe I palodhur.

Miqësisht VASIL TABAKU,
TIRANË, 30 maji 2018