Në vigjilje të një masakrë

31.05.2019 15:49:47
Nga Albert Vataj

Ende edhe sot pas 30 vitesh nuk është i saktë numri i atyre që ranë theror për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë. Askush nuk dakordësohet nëse ishin qindra apo mijëra, ata që vaditën me gjak sheshin kryesot të Pekinit tre dekada më parë dhe sakrifikuan jetën e tyre që era e ndryshimeve të frynte në gjithë perandoritë e murtajës së kuqe, krejtkund ajo kishte kapluan. Bota moderne, civilizimi human dhe aspiratat e shenjta të lirive dhe të drejtave të njeriut, panë me sytë e tyre se çfarë po ndodhte, deri ku mund të arrijë paranoja e diktatorëve.

Autoritetet kineze kanë arrestuar dhjetëra njerëz si fushatë e një goditjeje parandaluese për të fashitur mundësinë e një precipitimi në prag të 30-vjetorit të masakrës së sheshit Tiananmen.
Tre dekada më parë protesta paqësore e studentëve dhe punëtorëve u shtyp brutalisht me gjak e me hekur, duke vrarë mijëra njerëz në sheshin qendror të Pekinit dhe përreth tij.
Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut Kineze (CHRD), një organizatë me bazë në SHBA për aktivistët vendas dhe ndërkombëtarë, thanë për “The Guardian” se “sulmet parandaluese” të qeverisë së Pekinit kundër kujtdo që po përpiqet të përkujtojë përvjetorin, kishte filluar në fillim të muajit majit.
“Goditja e këtij viti përvjetor është një synim i qartë i qeverisë kineze për t’u përpjekur të fshijë kujtesën dhe të rishkruajë historinë e shtypjes së përgjakshme ushtarake të protestuesve paqësorë të paarmatosur, që ishin banorë të Pekinit dhe qyteteve të tjera, më 3-4 qershor, 1989 “, tha CHRD.
Më 4 qershor mbushen 30 vite qëkur në Kinën komuniste u zhvilluan protestat më të mëdha politike, të para ndonjëherë
Protestat shpërthyen më 15 prill pas zhdukjes misterioze të Hu Yaobang, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste. Ai ishte një personazh i parë nga studentët si reformator, falë rehabilitimit të disa figurave që u ndëshkuan e dënuan gjatë Revolucionit Kulturor dhe mbështetës i autonomisë së Tibetit.
Më 22 prill nisën manifestimet e para dhe gishti drejtohej nga Ten Ciao Ping, i akuzuar për komplot nga studentët kinezë.
Më se një milion studentë dhe punëtorë, të pakënaqur me reformimin e vendit, ishin mbledhur në Sheshin Tiananmen, në Pekin, për të kërkuar më tepër liri, demokraci dhe fund të diktaturës. Vala e protestave kishte kaluar kufijtë e Pekinit, për t’u shtrirë dhe në qytetet tjera.
Në kushtet e një mungëse vullneti për të gjetur një kompromis mes qeverisë dhe protestuesve, komunistët kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe si provë e kësaj dëshmie kishin nxjerrë ushtrinë në rrugë kundër popullit. Mijëra njerëz kanë vërshuar për t’i bërë ballë kësaj makine ushtarake në Sheshin e Tiananmenit.
Edhe sot në vigjilje të këtij 30-vjetori, masat paraprake, ndalimet e aktivistëve dhe disidentëve dëshmojnë jo vetëm për një tendencë për të shuar kujtesën, por për të mbytur çdo zë dhe për të ndaluar çdo vullnet kryengritës.

Fotografia e Albert VatajFotografia e Albert Vataj
Fotografia e Albert Vataj