Në Vjosë, kapet gomonja me 500 kg hashash

22.01.2019 13:04:49

Një gomone është gjetur në grykëderdhjen e Vjosës. Gomonia është e gjatë 10 metra ndërkohë flitet dhe për një sasi prej 500 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet nga policia kufitare dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë. Veprimet po kryen nga Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Vlorës. Ende nuk ka informacion për persona të arrestuar.

Burime për gazetën Shqip, raportojnë se lënda narkotike ende nuk ishte ngarkuar në mjetin lundrues. Personat që do ta transportonin, e kishin paketuar në mbi 16 pako të sasive të ndryshme, kjo për të ndihmuar në ngarkimin apo shkarkimin e saj.1 of 3