Në zgjedhjet e qershorit pritet dalje masive e votuesëve

Në zgjedhjet e qershorit pritet dalje masive e votuesëve

21.05.2017 11:10:22

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 2014, sipas të dhënave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, prej 1.782.454 personave që gjendeshin në listën e votuesve, kanë votuar vetëm 699.314 persona. Pritshmëritë edhe për këtë vit janë të mëdha.

Numri i votuesve për dallim nga zgjedhjet lokale që ka qenë një votues pasiv, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 qershor, pritjet janë që numri i votuesve që do ju drejtohen kutive të votimit të jetë i madh.

Rrethanat politike dhe krijimi i koalicioneve të reja politike do të ndikojnë në dalje të votuesve në zgjedhje.

Analisti politik, Ramush Tahiri, për Indeksonline ka thënë se numri i votuesve për dallim nga zgjedhjet parlamentare të kaluara, këtë vit do të këtë më shumë.

Tensionet politike dhe krijimi i dy grupacioneve politike PDK-AAK-NISMa/LDK-Alternativa, do të rris numrin e daljes në zgjedhje sidomos në rajonin e Dukagjinit dhe Drenicë.

“Krahasuar me vitet e kaluara, tash llogaritet që do të këtë votues më shumë, sepse tash tensionet apo mospajtimet ose ndarjet janë bërë në dy grupe ma themelore dhe secili grup është llogaritur nga votat e zgjedhjeve të kaluara 2014, janë të barabarta sa i përket numrit të përgjithshëm të votave. Në qoftë se në njërin bllok e fut edhe Vetëvendosjen për ndryshe VV është ajo që është përcaktuese e ardhshme me 99-100 mijë vota të saj në koalicon. Dy grupacionet bëjnë përpjekje që ta rrisin shkallën e ndarjes dhe mund të kem situatë që në disa zona ku ka modilitet ma shumë ose ku partitë kanë militantët më shumë do të jëtë dyfshi gati ma i madh i numrit të daljes në zgjedhje si shembull në rajon të Dukagjinit dhe Drenicës. Kjo pastaj ndikon në rezultatin e zgjedhjeve dhe numrin e deputetëve” ka thënë Tahiri.

Me tutje ai ka shtuar se mund të këtë përsëritje të zgjedhjeve në disa zona.

“Do të këtë përsëritje të zgjedhje në disa zona për me mujt me u bë ndikimi në rezultat, dhe gjithashtu kam frikën se mund të mos pranohen zgjedhjet nga grupacionet e caktuara në Kosovë për shkak të këtyre rrethanave që u bënë shpejt, diferencimi i grupeve politike dhe elektorati në disa zona ka mbetur i hutuar” ka theksuar Ramush Tahiri.