Në Zvicër kanë migruar dukshëm më pak të huaj

26.10.2017 20:41:52

Është regjistruar një numër për 4.8 për qind më i vogël ose 101’300 sish gjithsej, se në periudhën e njëjtë të një viti më parë

Në Zvicër, në periudhën nga fillimi i vitit e deri tash (1 janar-30 shtator 2017) kanë migruar më pak të huaj se më parë. Saktësisht, është regjistruar një numër për 4.8 për qind më i vogël (ose 101’300 sish gjithsej), se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).

Nga ana tjetër, emigrimi (lëshimi i Zvicrës) ka shënuar një rritje prej 3 për qind. Shuma “neto” që del nga imigrimi dhe emigrimi, nga janari deri në shtator të këtij viti ka qenë plus 36.800 të huaj, të ardhur rishtas, që është 17 për qind më pak se në vitin e kaluar, shkruan albinfo.ch.

Kështu, në fund të shtatorit në Zvicër jeton 2.000.000 (dy milionë) shtetas të huaj. 1.400.000 prej tyre janë shtetas të vendeve të BE/EFTA dhe 645 mijë të tjerë nga vendet e treta.

Po ashtu gjatë nëntë muajve të këtij viti ka pasur më pak të huaj që kanë ardhur këtu në kuadër të bashkimit familjar. Gjithsej të tillë kanë qenë 31.700 persona nga shtetet BE/EFTA, ose 7.1% më pak se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. 20 për qind të tyre janë pjesëtarë të familjes të një zvicerani ose zviceraneje.

Gjatë periudhës së përmendur, 65.100 persona e kanë fituar lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër (Vizën C). Rreth 29.800 e kanë fituar pasaportën zvi cerane, që është dy për qind më shumë se në 9 muajt e vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, numri i atyre që kanë marrë pasaportën në mënyrë të lehtësuar është rritur për 5.4%./albinfo.ch/