Në Zvicër u shtrua “Darka e Lamës”

30.10.2016 19:53:07

Kjo festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët në përfundim të korrave për t’iu gëzuar bereqetit të ri.

E diele, 30 tetor 2016

U bënë bashkë mërgimtarët në Restaurant “Rozafa” në Embrach/Zh me pronar Irfan Morina për të organizuar festën tradicionale të falënderimeve, të njohur në popullin shqiptar si “Darka e Lamës”.

Kjo  festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit të ri.

Nën organizimin e kryesisë së Nëndegës së LDK-sė në Cyrih në një atmosferë tipike tradicionale të kësaj feste të lashtë ndër shqiptarë fillimin e “Darkës së Lamës” e hapi anëtari i kryesisë së kësaj nëndege dhe anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Hasan Spahiu .

Duke i uruar mirëse ardhje të pranishmëve  theksoj se; “se kjo është shumë e vjetër. Madje edhe autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit si festë e vitit tek ilirët, të parët e shqiptarëve që është festuar rreth 23 tetorit. Autorëve antikë ia ka tërhequr vëmendjen kjo fesët e rëndësishme e kulturës shqiptare”. Njëherit z. Spahiu përshëndeti edhe prezencën e kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, kryetarin e nëndegës së LDK-së në Burgdorf z. Refki Kryeziu dhe anëtarin e kryesisë të kësaj nëndege z. Ramiz Gashi .

Tekstin e Lutjes së Darkës së Lamës e lexoi Nikoqiri, Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Cyrih z. Lulzim Maliqi . Aty u tha se “kjo darkë na shërben edhe si moment i veçantë për t’u lutur që “edhe në vitin tjetër, në motin e ardhshëm, Zoti të na falë e të na dhurojë më shumë bereqet, begati e paqe në familjet tona. Mirë se u ka pru Zoti. Bukë, kripë dhe zemër! Ju bëftë mirë!”.

Ndërsa Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër pasi përshëndeti të pranishmit ndër të tjera tha se “Dita e Falenderimeve është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.

Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare. Kjo është një ditë sipas traditës shqiptare që mbledhë të gjithë përreth sofrës të begatë dhe kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës.

Të pranishmit në shoqërim të valleve dhe këngëve të pasura nga folklori shqiptar të Ansamblit ” Vatra” nga Büllach-u kanë shijuar specialitetet e shtruara, duke evokuar kujtime nga e kaluara dhe duke vallëzuar e kënduar nga këngëtarët e mirënjohura Albana Mesuli dhe Dile Zabeli

 nga Orkestra “Sebastian”.

Një falenderim i veçant i adresohet sponzorëve; Restaurant “Rozafa” në Embrach/Zh me pronar Irfan Morina, Iliaz Spahiu, nga nëndega e LDK-së në Zimmerberg.

Sektori për informim i LDK-së, Dega në Zvicër.

fb_img_1477853301843

fb_img_1477853314782

fb_img_1477853330505