Nedved: Ndjej keqardhje pse nuk u transferova te kjo skuadër angleze

11.10.2016 21:44:55

Pavel Nedved ndjen keqardhje se nuk iu bashkua Manchester Unitedit.

Ish fituesi i Topit të Artë në vitin 2003, ishte mesfushori më i mirë në kohën e tij, duke zëvendësuar Zinedine Zidanen te Juventusi, që ishte transferuar te Real Madrid.

Çeku po ashtu ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë të Chelsea.

“Keqardhje? Që nuk kam luajtur kurrë për Manchester Unitedin, do të më pëlqente të luaja”, ka deklaruar Nedved për iDnes, përcjell lajmi.net.

“Nuk ka pasur ndonjë ofertë në tavolinë, nga Chelsea po”, shton ai.

“Më pëlqente gjenerata e Paul Scholes dhe Ryan Giggist, i admiroja”.