Negociatat, Kryemadhi: Nuk ka integrim në BE me Ramën, të premten të gjithë në shesh

18.06.2019 20:49:34

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të KE për të shtyrë për në tetor vendimin për negociatat me Shqipërinë.

Kryemadhi shkruan se BE dha sinjalin e qartë se perspektiva europiane me Edi Ramën është e pamundur. Sipas saj, largimi i Ramës është e vetmja rrugë për shqptarët.

“Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Evropian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas!”, shkruan Kryemadhi.