Negociatat, Mogherini apelon opozitën: Mos i ktheni shpinën rolit tuaj

08.05.2019 18:22:05

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, i bëri sot thirrje opozitës shqiptare që të mos i kthejnë shpinën rolit të saj dhe shtoi se qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Objektivi i çeljes së negociatave është i arritshëm, por i vështirë, pasi duhen bindur opinionet e vendeve anëtare që të njohin rezultatet tuaja. Inkurajoj të gjithë në Shqipëri që të vazhdojnë të japin kontributin.

Të gjitha palët të jenë të bashkuara për integrimin evropian dhe duhen të lënë mënjanë ndasitë. BE-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj: partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën rolit të tyre dhe qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është mesazh nga të gjitha institucionet e BE-së”, deklaroi Mogherini.