Negociatat në rrethin vicioz

08.04.2019 11:57:18

Nga Jahja Kokaj

Negociata me Serbinë kemi patur para, gjatë dhe pas luftës, të zhvilluara më indivd, ekipe, në prezencën e vëzhguesëve. Tani kemi një ekip të pajisur me ligj e platformë, më elemte që kanë për qellim ti kanalizojnë apo kufizojnë qellimet e presidentit apo edhe pales serbe.
Unë jam i brengosur se deri kur do të mbushemi mend, të kuptojmë që  gjithmonë negociatat me Serbine kanë qënë  sjellje në rreth vicioz kurdohere që janë mbajtë pa impunimin e një fuqie nga jasht, në këtë sistem bilateral.
Edhe faktori nderkombetar, edhe Serbia, pra te gjithe, sejcili qe ka pase mencuri te mjaftueshme diplomatike apo logjike, e ka ditë që negociatat e izoluara bilaterale, janë ditë që janë levizje vicioze, pa kurrfarë prodhimi final. Nga fakti qe levizja në këtë rreth vicioz që kalonte nëpër dy pika: qellimin per pavarsi te pales shqipetare dhe mbajtjes ne roberi te Kosoves nga pala serbe, ne bisedat e izoluara bilaterale nuk do te prodhojne kurrfar zgjidhje.
Ne moment të caktuar, biseda u shëndrrua ne “monolog” të tankave dhe makineris vrastare serbe të Millosheviqit qe neve na zhyti në gjak e lotë, që akoma e ndiejmë.
Monologu vijues ishte I Amerikes-NATOS qe ndaloi keto mizori , duke deklaruar qe ky ndalim ishte qellimi final I veprimit ushtarak dhe te impunimit te kapitulimit serb.
Negociatat e paraluftes , por jo te izoluara te dy paleve kundershtare, por te imponuara dhe kanalizuara nga fuqite e jashtme prodhuan rezultate, fundin e te cilit e percaktoi forca e jashtme stimuluese ( shtetet demokratike perendimore –Amerika). Rezultati ishte Kosova Ahtisaariane, me premtim qe nga shqipetaret nuk do te kerkohet asnjihere ne te ardhmen te bejne kocesione apo leshime te tjera, meqe ishin shum te thella-“deri ne fyt”!
Menquria perfide diplomatike serbo-ruse, binden klimen politike nderkombetare OKB e tj., qe te ri filloje rrathet vizioz te negociatave te dy paleve.
Edhe pse e kaluara ka qene dashte ta mesoj injurancen tone diplomatike, e cila duhej ta dinte qe ne negociata te reja Serbia do te vijon sjelljen ne rrethin vicioz, me “leshime” kozmetike te rikthyeshme ne cdo moment ne teren, por qe statusi I shqipetareve dhe Kosoves pas cdo levizje ne rreth, do te pesoj ne menyre te padukshme , per -syte miop diplomatik-, zhytje ne balte te gjalle te shqipetare-pra me humbjet vijuese. Sjelljen ne rrethin vicioz , qe po refrenoj, e vereton fakti qe kur sot pyesim se pas te gjitha ketyre bisedave te gjata, a ka ndonje dokument –rezulatat te bisedave, thuhet se nuk ka, pra nuk shihet. Kurse zhytja ne balten e permendur , edhe pse momentalisht imagjinare, se shpejti do te shihet ne horizont, do ta perjetojme me lekure.
Nese pala shqipetare ka qene e imponuar nga miqet qe DUHET TE NEGOCIOHETE edhe pas koncesioneve kolosale “deri ne fyte” te Ahtisaarit, ka qene dasht te futet me vetedije , koshjent qe gjendet ne rreth vicioz, dhe mos te prodhohet asgja. Pra vetem te negociohet. Idiotizmi, apo aftesite infantile diplomatike te pales tone bene qe te kerkonin “kreativitete” diplomatike qe gjeneronte “fluska” e zhytje tjera ne balten e gjalle te humbjeve, duke filluar me “paraloje” ta quaj lavire –te quajtur bisede VETEM TEKNIKE, per te perfunduar ketu ku jemi, ku jo vetem tejkaluam Ahtisaarin, por edhe flasim per coptimin e pjeseve te teritorit me inegritet te rekognisuar ne OKB dhe ligje nderkombetare. Flasim per “zajednica” qe de fakto shteti yne do te shendrohej ne nje “lame te derrave” per jeten e shqipetareve e cila do te kontrollohej nga Beogradi.
Kam drone qe tregetite me integritetin dhe sovranitetin qe tani jane ne eterin politiko psikologjik edhe nderkombetare, shenojne nivelin e tanime te zhytjes tone ne balten e gjalle te permendur ku thika e coptiimit te pjeseve te Kosoves veriore ( ndoshta pjeserisht edhe kah ana e Presheves, sa per te na “la kryet me akull” thot populli,ne nje ane. Dhe kavermat ngumflatese te sistemit tone kushtetutare nga zajednicat, jane vetem qeshtje kohe.
Cfarë të bëhet tani?
Më në fund të mësohet qeshtja e rrethit vicioz I bisedave bilaterale me Serbinë. Ndonëse e kemi bërë komisione me resurse të bollëshme humane e letra e platforma, duhet më në fund te kuptojmë qe loja është në rrethin vicioz. Cdo tëndence me propozime “kreative” apo ”te mencura” diplomatike me palen serbe, është vijim I zhytjes në baltën e humbjeve. Pra të bisedohet, meqe jemi të obliguar, por duke qëndruar në pozicione të pa lujshme absolutisht!, nga rrethi mos të dalin asgja, asnjë rezultat!
Arsyeja qëndon ne faktin qe, sikur se gjithmonë më parë, stimulimi I zgjidhejve në këte rreth, më në fund, do te determinohet nga fuqite e medha. Mos te kemi iluzione qe do te perfundoje, marraveshja famoze e deklaruar ne vitin 2019 apo kurdo, pa intervenimin e faktorit te jashtem, pra fuqive te medha.
NEGOCIATAT E VERTETA DUHET TE JENE ME MIQET TANE AMERIKAN-PERDNIMOR
Meqe ne rrethin e permendur te negociatave me palen serbe qe daton disa shekuj me heret, nuk duhet te pritet asgja e mire per neve, duhet qe te bisedojme me miqet tane Amerikan dhe perndimore. Duke dite rolin gjeopolitik te Kosoves, nese ekziton!, te kerkojme ate qe mendojme qe na takon: Teritorin e teresishem dhe shtetin funkcional e asgja tjeter. Sa I perkete te drejtave te Serbeve ne Kosove tani edhe lopet e dijne qe tejkalojne cdo nivel demokratik ne Bote.
Po them qe te negociojme , nese kane ndonje interes gjeostrategjik ne elemntin shqiptaro-Kosovar, per te cilin shumica prej nesh jemi te bindur. Ateher mos te pranojme asgja qe pertej Ahtisaarit, qe na eshte premtuar qe nuk do te shkohet, pertej lirise tone te verete. Nese nuk kane interes , kjo do te shihet se shpejti, atehere ne do te mbetemi “te kenaqur” me cungime drastike, jashtzakonsht te dhembeshme dhe me nje sorrogat shteti jo funkcional disi te kontrolluar nga Beogradi. Por sido qe te jete , ne duhet qe bisedat e sinqerta dhe te hapura ti zhvillojme me miqet tane , para se te fillohet te “ na lyhet koka me akull” me negociata vicioze me Serbine, qellimi I se ciles dihet.
Alterantiva fundit apo teresisht tjeter, e mundeshme , per fitore totale, nuk po me del nga goja, meqe 90% te shqipetareve nuk e duan, nuk jane me ne gjendje te sakrifikoje jeten.
Ps
Propozoj analisteve dhe vedit, qe ne vende te fjales “negociata” ta perdorim “bisedime”.
Negotio ( lat. Pune apo biznes). Kur bejme tregti shqip themi po bisedojme apo goditemi, gaditemi ( shpesh e perdore populli).