Negociatat sjellin Hahn në Tiranë, shmangen Ruçi dhe Basha

17.07.2018 18:45:17

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn çel sot zyrtarisht punën përgatitore në Tiranë për hapjen e negociatave, në një proces që pritet të finalizohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Vizita e Hahn vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, për siglimin e afatit kohor për çeljen e bisedimeve.

Aktualisht Hahn ndodhet në Shkup, ndërsa në mesditë do të vizitojë Tiranën. Axhenda e publikuar bën të ditur se në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë.

Takimi Hahn-Rama është vendosur për në orën 14:45, ndërsa në 15:30 eurokomisioneri do t’i drejtohet zyrës së Presidentit Ilir Meta.

Gjithashtu pritet një konferencë për shtyp e tij me kreun e ekzekutivit, por bie në sy fakti se Hahn nuk do të takohet me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe atë të PD-së, Lulzim Basha.