Nehat Baftiu merr mandatin e deputetit në vend të Ramiz Kelmendit (Video)

01.11.2016 23:25:04

Emërimi i Ramiz Kelmendit, si Zëvendëskryeministër i Kosovës, ditë më parë ka krijuar hapësirën e një deputeti të ri nga Partia Demokratike e Kosovës.

E sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bie që të jetë anesteziologu Nehat Baftiu.

Sipas rregullores 112 së KQZ kandidati i parë me më së shumti vota i asaj parti dhe i gjinisë së njëjtë me kandidatin e larguar ose kandidatin duhet të zëvendësohet.

“Nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të Subjektit Politik në emër të së cilës garoi anëtari.

Nëse nuk ka ndonjë kandidat tjetër të ligjshëm me gjini të njëjtë nga lista e kandidatëve, nga kandidati i radhës i cili ka fituar numrin më të lartë të votave në listën e kandidatëve”.