Nehat Thaçi do të vazhdojë punën në polici

03.11.2016 14:40:35

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punën e tij në këtë institucion pas lirimit nga paraburgimi ku kishte qëndruar për një muaj i arrestuar nga Serbia nën akuzën për krime lufte.

Polica vlerëson se Thaçi  do të vazhdojë punën e tij me përkushtim e profesionalizëm.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”.

“Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb”, thuhet në komunikatë.