Nekrologu i kryetares së degës së LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha para arkivolit të Göran Wassenius

26.11.2017 23:04:33

Dje në qytetin Filipstad të Suedisë ku në ceremoninë mortore përveç familjes ishin prezent edhe nji numër i madh i shqiptarëve, i dhamë lamtumirën e fundit mikut të madh të shqiptarëve, Göran Wassenius.

Fjalën lamtumirëse pata nderin ta kem para arkivolit të mikut tonë të madh!

Pusho në paqe miku ynë i madh!
__________________________________________

I nderuari dhe i dashuri mik Göran!

Edhepse buzëqeshja dhe butësia e yte njerëzore na del para gjithmonë kur përmendesh, megjithate të flitet për një madhështi humane si kjo e ytja, nuk është e lehtë.

Miku ynë Göran!

Ti ike në shtëpinë e tënde të përjetshme por ti do të jetosh edhe më tutje në mendjet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Puna yte dhe misioni yt humanitar në rastin e qështjes së helmimit masiv të nxënësve shqiptarë në një vend ku aplikohej një sistem aparthejd siq ishte Kosova, është një vlerë e çmueshme njerëzore.

Ti dite të zgjasës dorën e tënde humane edhe në kohën e kthimit të refugjatëve shqiptarë në Kosovë, në vendin ku dhuna shtetërore ishte përditshmëri dhe rreziku për jetë i pashmangshëm.

Ne shqiptarët jemi të vetëdijshëm se angazhimi yt për çështjen e Kosovës edhepse ishte angazhim humanitar, jo vetëm se nuk ishte i lehtë por ai iu kishte ekspozuar edhe rreziqeve të kohës nga grupe të ndryshme radikale të cilët nuk kanë dashur që të zbardhet e vëteta për njerëzit e Kosovës.

Një humanist siq ishe ti Göran Wassenius, nuk mund të bëjë ndryshe përveç se të hyjë në beteja për të drejtën e njeriut për të jetuar i lirë. Por kjo thirrje shpirtërore nuk kalon gjithmonë pa sakrifica.

Botimi i librit tënd, ”Den mystitska sjukdomen” në shqip ”Sëmudja mistike” e dëshmon karakterin tënd human dhe të guximshëm Göran Wassenius, për çka njerëzit e Kosovës do të jenë përjetësisht falenderues.

I nderuari dhe i dashuri mik Göran Wassenius!

Ti do të vazhdosh të jetosh në mendjet dhe shpirtin e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe përgjithmonë!

Ti për ne ishe dhe do të mbetesh Hero!

Zoti të bekoftë Göran!

Zoti e bekoftë Suedinë!

Filipstad, 24.11.2017

Dega e LDK në Suedi, Qibrije Hoxha, kryetare
SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, Hysen Ibrahimi, kryetar
Shoqata Bamirëse Humanitare ”Nënë Tereza”, Rrahman Rrahmani, kryetar
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, Sokol Demaku, kryetar
____________________________________________

Ärade och älskade vän Göran.

Även om ditt leende och godhet alltid är det vi kommer att tänka på när du nämns, är det dock inte lätt att i dessa stunder prata om dig, och den humanistiska storhet du var.

Vår Göran!

Du har nu flytt till ditt eviga hem, men Du kommer fortfarande att leva i alla Albaners tankar vart de än befinner sig.
Ditt arbete och ditt humanitära uppdrag om massförgiftningen av albanska elever i ett land där ett apartheidsystem tillämpades som Kosovo var, detta arbete betecknar ett dyrbart mänskligt värde.
Göran Du ville räcka din mänskliga hand, även vid återvändandet av albanska flyktingar till Kosovo, där statligt våld var vardagligt och livsrisken var oundviklig.
Vi albaner är medvetna om att Ditt engagemang i Kosovos fråga var ett humanitärt engagemang och inte bara att det inte var lätt, men du utsattes också för faror från olika radikala grupper som inte ville att sanningen skulle komma fram om det som hände människor i Kosovo.
En humanist som Du var Göran Wassenius, kunde inte göra något annat än att gå in i strid för människors rätt att leva i fred. Men detta andliga kall har inte varit utan uppoffring.
Publiceringen av din bok, “Den mystiska sjukdomen”, visar på Din humana och modiga personlighet, för vilken människor i Kosovo kommer att vara för evigt tacksam.

Ärade och älskade vän Göran Wassenius!
Du kommer att fortsätta att leva i alla Albaners sinnen och själar, var de än lever- för evigt!
Du var för oss och du förblir en Hjälte!

Gud välsigne Göran!
Gud välsigne Sverige!
Filipstad, 24.11.2017

LDK-avdelningen i Sverige, Qibrije Hoxha, ordförande
SHSHASH “Pope Clement XI Albani”, Hysen Ibrahimi, ordförande
Humanitära Välgörelse Föreningen “Mother Theresa”, Rahman Rrahmani, ordförande
Albanskt Kulturcentrum “Migjeni”, Sokol Demaku, ordförande