Nën thjerrëz/Deklaratat e Thaçit, Veselit, Krasniqit në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

24.03.2019 22:42:58

Nga: Fatir Bajraj

Në 20 vjetorin e ndërhyrjës se NATO-së për çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia e cunguar, Serbi & Mali i Zi, përkatsisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit mbi Kosovën dhe shqiptarët, nga 24 Marsi – 10 Qeshor 1999, u deklaruan edhe tre “udhëheqësit e luftës” çlirimtare, dhe tani tre politikanë të “zotë” e me “nam” n’liri, pra n’Kosovën e çliruar më 12 Qeshor 1999, ditë kjo e çlirimit të Kosovës kur ndodhi invadimi i trupave të Aleancës Verio-Atlantike (NATO-së) n’Kosovë dhe ndodhi kapitulimi dhe terheqja e turpshme e “qizmës” serbe nga Kosova. Nxjerrë n’pah hipokrizinë e deklaratave të këtyre tre liderëve “t’luftës & paqës”, të cilët i dhanë n’media të shkruara e vizive n’këtë përvjetor të 20-të nga fillimi i fundit të regjimit kriminal të kasapit të ballkanit mbi Kosovën, 24 Marsi i 99-tës. Bashkë me falenderimet për SHBA-të n’krye të NATO-së dhe vendet e BE-së që ndihmuan çlirimin e Kosovës, n’mes rreshtash, këta liderë “historik” të Kosovës martire ; ish anëtarë të ashtuquajturit Shtab i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, alias, SHTABIT të ROGNERIT me seli n’Tiranë, përvijuan edhe diçka nga uni i tyre, nga egoja e sëmuar dhe skizofrenia e paparë. Fillojmë me ish zëdhënësin e “UÇK”-së, alias, të Shtabit të Rognerit, i cili gjatë luftës së Kosovës,kuptohet ; nga Rogneri kërcnonte regjimin e Millosheviqit se lufta jonë s’do të ndalet deri sa t’marrim edhe “Mollën e Kuqe” ( aludim në kthimin e kufirit tonë etnik të para Kongresit të Berlinit, përkatsisht shpenguljën dhe spastrimin etnik të Sangjakut të Nishit në vitin 1877. Kupa t’u Kosovës : “Me kërkesën e delegacionit mbeta në Shqipëri me detyrën për të pasur takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm të vendeve të botës demokratike (SHBA, BE etj.) dhe vazhduar komunikimin me mediat kombëtare e ndërkombëtare”, tha Krasniqi, fund citati. Hipokrizia s’ka brirë : Kush e beson se Jakupi & Co, prej Rogneri dhe Mahmuti prej Gjeneve, i duhëshin SHBA-së, NATO-së dhe BE-së ? Asnjë njeri normal s’e beson një broçkullë të tillë të një skizofreni kronik, siq është Jakup Krasniqi ! Pjesa e “krahut të luftës”, dhe ata të LBD-së, pas Konferences Rambujes dhe Parisit, me ndonjë përjashtim t’vogël, që t’gjithë ishin ndalë jashtë Kosovës që digjej e përvëlohej nga soldateska serbe, ngase tanimë ishte koha e shpetimit të lekurës së vetë, dhe s’qanin hallin e popullit të mjerë dhe t’eksponuar shfarosjes e gjenocidit makabër…! Presidenti historik Rugova, Kryeparlamentari, akademik Idriz Ajeti, akedemik, Fehmi Agani dhe Edita Tahiri, si titullar dhe n’ëmër të Institucioneve legjitime & legale të Republikës së Kosovës, ishin kthye n’Kosovë për t’nda t’njëjtin fat me qytetarët e Republikës së Kosovës, ngase ishin vertetë zeri autentik i popullit martirë të Republikës së Kosovës. Kadri Veseli, ose “Qenef mashkulli” sipas aleatit n’qeverisje : “Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës”, ka shkruar Veseli. Krye- SHIK-isti dhe krye-PRONTO-isti, Kadri Veseli, pra shefi i një organizate kriminale alias urdhërdhënësi i shumicës së vrasjeve politike të gjatë dhe pas luftës sonë për liri, deshiron t’ngulitë n’mendjet tona, se alenca e Kosovës dhe e shqiptarëve me SHBA-të dhe Aleancën Verio-Atlantike (NATO-në) , fillon me Shtabin e Rognerit, n’krye të të cilit ishte atëbotë, krimineli Azem Syla…! Jo Kadri vrasësi i shqiptarëve atdhetarë ! Sa për alenacën e këtij Shtabi i cili thirret në UÇK, kurr s’do kishim as aleancë dhe as nderhyrje t’saj për çlirimin e Kosovës, andaj i preferoj këtij hardupi që t’kthej një qik memorjën dhe t’sheh e t’ridegjoj me vëmendje, atë që deklaruan n’Parlamentin e Kosovës, Bill Klinton & Toni Bler, dhe shumë miqë t’vertetë të Kosovës e shqiptarëve…! Hashim Thaqi, ish udhëheqës politik i Shtabit të Rognerit, dhe kreator i komunikatave n’emër të vequajturit SHP i UÇK-së, dhe padyshim edhe njeri ndër urdhërdhënesit e vrasjeve politike të mese 1820 shqiptarëve atdhetarë, për motive t’ulëta pushteti dhe n’dobi t’armikut, tanimë president i vendit, nder tjera deklaron : “UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”. Ëndërr me sy qelë, apo do t’na shes , sorra për pula predsedniki ? E Verteta : Rreth një-milionë qytetarë shqiptarë të deportuar nga “Patkoi”, rreth 15 mijë t’vrarë, të djegur, t’masakruar e të ekzekutuar, rreth 20 mijë gra t’dhunuara e 5 mijë t’humbur, ku pjesa tjetër, ishte mbajtur e izoluar brënda teritorit të Kosovës si mish për top dhe “monedhë kursuritjeje” me NATO-në, nese kjo e fundit do detyrohej të nderhynte me trupa tokësore, ky ishte i bilansi i dhimbshëm e tragjik i Kosovës dhe i shqiptarëve në ato kohë të rënda dhe përpëlitjeve për jetë a vdekje…! Jo, jo, Hashim, Kadri e Jakup ! S’i ha populli kopallat tuaja, i përjetoj vetë nga afër tragjeditë dhe kalvarin e vuajtjeve t’pafundme, derisa ju ishit jashtë Kosovës ; bashkë me familjet tuaja, dhe nga atje bënit planët për instalimin e pushtetit tuaj “meritor” n’Kosovën e lirë e t’çliruar nga Amerika n’krye të NATO-së, dhe “inkurajonit” popullin që t’mos lëshojnë vatrat e tyre, absurd…! “Atdhedashurinë” tuaj, sot po e “gëzon” populli i Kosovës, duke shijuar edhe pushtetin tuaj autokratik mbi kurrizin e vetë dhe n’shtetin e kapur të Kosovës martire, andaj po u shohim e dijmë…! “Një katun që shihet, kallauz nuk do”, o “trima” !