Nenad Rashiq: Serbia përmes Listës Serbe po ushtron dhunë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë (Video)

11.10.2017 16:12:49

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se Serbia përmes Listës Serbe është duke ushtruar presion dhe dhunë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë.

“Gara si çdo herë në këto tri proceset zgjedhore të fundit është duke u zhvilluar me presione, dhunë institucionale dhe madje edhe dhunë fizike. Institucionet e Serbisë përmes Listës Serbe po ju bëjnë shantazhe me vende pune ndaj qytetarëve serb të Kosovës për të përkrahë Listën Serbe. “nëse nuk votoni Listën do të humbni socialin”, ka thënë Rashiq.

Ai ka shtuar se është fatkeqësi që përveç që këto shantazhe po bëhen nga institucionet e Serbisë, Institucionet e Kosovës nuk po i marrin parasysh këto ankesa që po bëhen rreth këtyre shantazhe.

Rashiq ka folur edhe për temat e mëdha siç janë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.

Ai është shprehur skeptik sa i përket votimit të këtyre temave në Kuvendin e Kosovës.

“Është krijuar një shumicë e pushtetit me 61 vota, që sipas përshtypjes time është bërë me zor. Fatkeqësia më e madhe është mos liberalizimi i vizave që e ka lënë Kosovën si një ishull në mes të Evropës. Numrat janë shumë të vogël në këtë qeveri gjë që nuk do të mund të garantonte ndonjë rezultat”, tha Rashiq.

Ai u shpreh i bindur se mandati i Qeverisë Haradinaj nuk do të jetë më i gjatë se dy vite.