Nëndetësja misterioze e Luftës së Dytë Botërore gjendet pas 77 vjetësh

01.11.2019 23:56:14

Mbetjet e një nëndetëse britanike që humbi në mënyrë të mistershme  gjatë Luftës së Dytë Botërore me 44 persona në bord janë gjetur në brigjet e Maltës.

HMS Urge, pjesë e Flotiljes së 10-të britanike të nëndetëseve u largua nga ishulli mesdhetar në 27 Prill 1942, por nuk arriti kurrë në destinacionin e saj, në portin egjiptian të Aleksandrisë. Deri tani, arsyet e zhdukjes së anijes dhe vendndodhja e saj përfundimtare ishin të panjohura.

Sipas studiuesve që gjetën mbetjet, nëndetësja u fundos nga një minë detare jo shumë larg  ishullit. Tani ajo shtrihet në shtratin e detit, afërsisht 400 metra poshtë. Kërkimi për nënëdteësen nisi  në vitin 2017, kur Francis Dickinson, nipi i komandantit të HMS Urge, kontaktoi Universitetin e Maltës për të pyetur në lidhje me punën e këtij institucioni me hartat e detit.

Urge ishte një prej 13 nëndetëseve të vogla “U-class” të humbura në Mesdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.