Nënë e bijë nga Gjilani bëhen me shtëpi të re (VIDEO)

26.08.2017 21:59:38
Lumnije Rolani, nga Gjilani bashkë me vajzën e saj, që nga dita e shtunë janë bërë me shtëpi të re.

Këtë dhuratë, në tokën që komuna e dha për dy zonjat e familjes Rolani, e bënë gratë e Forumit të Femrave Shqiptare dhe Shoqatës “Feniks”.

Edhe nga shoqata e femrave, po ndihen mirë që ia dolën ta përfundojnë me sukses iniciativën e tyre, njofton Klan Kosova

Pragun e shtëpisë së tyre, e para e shkeli vajza 9 vjeçare e Lumnijes.