Nenja ime, kallojanet dhe miku i saj, gjarperi, pershendeteshin shpesh here mes tyre…”!!!

26.07.2020 09:37:55
Nga Pirro Minella
….Pushimet ne fshat per mua ishin qetesia me e mire dhe nje mrekulli per ato dite te mbushura plot me ngjarje te moshes capkene, apo dhe me shijimin e frutave aq te begata, qe kishte fshati yne, Carcova e famshme. Nenja ime, Polikseni Kerbici, vetem ne shtepine e saj, nje grua e forte ne karakter, qe asnjehere nuk u ankua. I ishte lutur shume here babi ta terhiqnim ne Gjirokaster, por kurre nuk e ndronte me ate fshatin e saj, me shtepine e thjeshte dhe heshtjen madheshtore qe e karakterizonte. Nje grua e fuqishme ne shtat, e veshur me petkun e rende te krahines dhe sidomos i kujtoj ate brezin e saj me nje tokez te madhe, qe edhe shume burra do ta kishin zli. Ato faqet e saj te kuqe, qe une ja puthja shume dhe sidomos, kur nuk e kishte mendjen dhe me thoshte me te qeshur: -Tyt more shejtan puth faqet e plakes, shko puth faqet e cupave te njoma. E shoqeroja nenen kudo, si ne pune, qe shkonte cdo dite ne ato kallojanet e tyre, ku carshovallinjve u kishte dale nami si bahcevaneve te mrekullshem edhe ne Stambollin e larget. Keshtu nje mengjes ne fund jave me gomaricen prej kapistalli dhe nenja, qe i mbante gjithmone te lidhura duart prapa, morren rrugen per ne kallojanin tek Qafa e Fushes. Isha i “perkeledhuri ” i nenes, nga 5 niper te gjithe e dinin qe une beja ligjin, se isha me i prapti, me shejtani dhe cupat nuk me donin ne shtepi. Kaluam Qafen e Fushes, morrem djathtas per tek kallojani i Kerbiceve. Kur u kthyem per ne parcelen e nenes, une isha i pari , pas meje gomarica dhe Nenja. Shtanga, rrugen na e kishte prere nje gjarper jo i vogel, me qafen e e ngritur dhe koken te drejtuar nga ne. Nuk bera ze, u tmerrova, nuk kisha pare gjarper aq afer. Kur ne sup ndjej doren e nenes. I hapa rruge, ajo ju afrua edhe dy hapa gjarperit dhe ketu shtanga me shume: Nenja filloi nje kuvendim me gjarperin. Te dy shikoheshin sy nder sy. Me ze te ulet por edhe te embel nenja e perkeledhte gjarperin me fjale, qe edhe mua te “perkeledhurit te saj” nuk mi kishte thene me pare. Mbaj mend qe ne fund nenja i foli gjarperit: -Bir te lutem hapi rrugen nenes, se ka pune, shko ne punen tende, shihemi perseri. E cuditshme si ju bind gjarperi, rreshqiti lehte lehte, u fut ne vijen e ujit dhe u zhduk. Nenja nuk foli fare dhe pasi me vuri pare buken me gjalp e djath te njome dhe nje sahan me shtalp, qe une e haja shume dhe shishen me llalle te fresket te tundur ate mengjes, vazhdoi punen e saj per mledhjen e zarzavateve. ….Une mendoja me mendjen time feminore, mos valle ishte shpirti i nje cuni qe nenes i kishte vdekur i vogel, qe e kishte aq pishman. Nuk e mesova kurre lidhjen e nenes me gjarperin, qe pashe ate mengjes, por me thane cunat e tezes se edhe here te tjera e kishin pare gjarperin aty ne krye te kallojanit tone Nje gje e kuptova qe nenja kishte me te perkeledhur ate “birin” e saj gjarperin e Kallojanit …..