Nënkryetari i LDK-së kërkon ndryshimin e kufijve me Serbinë për të mos hyrë më ushtria serbe në Karaçevë

08.08.2020 14:24:25

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përdorë ngjarjen e Karaçevës, ku disa xhanadarë serbë hynë në territorin e Kosovës, për të kërkuar bashkimin e Luginës me pjesën tjetër të Kosovës.

Në një reagim në Fcaebook, ai ka thënë se vetëm kur kufiri i Kosovës të shkon deri në Ristovë atëherë s’do të ketë më xhandarë në territorin e Kosovës. Ka thënë se tash është koha të kryhet puna e jo të bëhen deklarata popullsite.

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri.

Mbrëmë janë publikuar pamje të ushtarëve serbë që kanë hyrë në një fshat të Kamenicës që është në kufi me Serbinë. KFOR’i ka thënë se kishin një ushtrim të përbashkët me serbët

Sidoqoftë, Lutfi Haziri prej kohësh e ka promovuar idenë e tij që të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovës. ka thënë se zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe Kosovën është bashkë bashkimi i Luginës.