Nënkryetari i Parteshit: Kosova dhe Metohia është djep i serbëve

26.04.2017 08:27:44

Për nënkryetarin e komunës së Parteshit Stanko Trajkoviq, shteti i Kosovës prej nga merr rrogë është djep i Serbisë.

Stankoviq në një video incizim të publikuar në You Tobe me rastin e zgjedhjeve flet në emër të komunës paralele të Gjilanit, ndonëse ishte edhe nënkryetar në komunën e Parteshit, raporton lajmi.net.

“Për mua nuk ekziston dilema nëse duhet të jemi në shtetin serb, popullin serb dhe kishën serbe, Kosova dhe Metohia është djep i serbëve, nëse ne nuk bashkëpunojmë atëherë askush nuk e bënë, dhe për këtë me 3 nëntor të mbetemi në shtetin serb, të mbesim nënë flamurin serb, të mbesim me popullin serb, të votojmë për Srpskën”, thotë Stojkoviq, raporton lajmi.net.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ende ka problem me strukturat paralele në Kosovë, që janë të ndikuar nga Beogradi.