Nënkryetari i Republika Srpskës, Remiz Salkiq kërkon ndërhyrjen e prokurorisë dhe të përfaqësuesit të lartë

26.09.2016 09:59:25

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i nënkryetarit boshnjak të Republika Srpskës, Ramiz Salkiq lidhur me referendumin e mbajtur atje. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë për shkak se përfaqësuesit serbë nuk kanë respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës që e ka shpalëë kundërkushtetues vendimin për mbajtjen e këtij referendumi dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit. Siç transmeton Osllobogjenje, e që përcjell fokusi.org, Salkiq i ka kërkuar nga përfaqësuesi të lartë të ndërhyjë për ta mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit.

“Në anën tjetër, përfaqësuesi i lartë ka detyrim të mbrojë Marrëveshjen paqësore të Dejtonit dhe të largojë nga rruga të gjithë ata që janë pengesë për zbatimin e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit. Në këtë moment është evidente se ekzistojnë njerëz në këtë entitet që janë pengesë e zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, sepse kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata kushtetuese është organi më i lartë gjyqësor dhe vendimet e saj zbatohen, ato nuk komentohen. Pra, këtu pushteti, kuvendi popullor, qeveria dhe presidenti  i entitetit janë çuar të pengojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Një ndalesë të Gjykatës kushtetuese e kanë thyer dhe në këtë kuptim është i domosdoshëm sanksioni dhe dënimi për ata që e kanë kryer këtë thyerje, qoftë prokuroria, ose përfaqësuesi i lartë, dhe sigurisht se këto sanksione janë të mirëseardhura, do të qetësonin tensionet dhe në një farë mënyre do t’ua jepnin porosinë të gjithëve se në të ardhmen nuk mund të sillen kështu”.

Këto komente, Ramiz Salkiq i ka bërë për AA, për të cilën ka folur edhe për presionet psikologjike mbi boshnjakët në këtë entitet, si dhe për vendosmërinë e tyre për të qëndruar në trojet e tyre. “Fakt është se kishte një presion i theksuar në kuptimin psikologjik në njerëzit që kishin përjetuar krime, kishin përjetuar gjenocid, por ajo që kam vërejtur dje dhe që po vërej edhe sot në hapësirën e këtij entiteti, boshnjakët janë të vendosur të rrijnë këtu të jetojnë, që të mos lejojnë që kushdo qoftë t’i largojë nga trojet dhe nuk do tëlëshojnë dhe nuk i lëshojnë trojet e veta. Ne jemi këtu, vazhdojmë tutje aktivitetet tona dhe luftën tonë për Bosnje e Hercegovinën, dhe natyrisht, për jetë më të mirë tonën dhe të bashkëqytetarëve tanë.”/fokusi.org