Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, O’Connell komenton përgjimet e fundit

15.08.2016 11:48:58

Në hollin e Kuvendit të Kosovës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit dhe Qeverisë, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të Agjencive të Pavarura.

Me këtë rast, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, duke i komentuar publikimet e përgjimeve të fundit të bisedave të Adem Grabovcit, Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, ka thënë se shteti s’mund të krijohet e as të funksionojë me nepotizëm.

“I kemi dëgjuar përgjimet e fundit dhe dua të them që shteti nuk funksionon kështu, me nepotizëm. Kjo shkon në dëm të Kosovës. Askush nuk e beson se në Kosovë mund të punësohet dikush në bazë të meritave”, ka thënë O’Connell, transmeton Klan Kosova.

TEMAT: