Nervozohet Daçiq, ja çka iu thotë diplomatëve të huaj

27.12.2016 13:29:37

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq I ka porositur diplomatët e huaj në Beograd se Serbia nuk ka nevojë për leksione si dhe ndërhyrje në politikën e vendit të tij.

Ai duke iu referuar deklaratës së ambasadorit të Ukrainës, Oleksandr Aleksandroviq se “Serbia duke votuar kundër rezolutës së Krimesë e qëlloi veten në këmbë”, tha se nuk është i “sigurt se ata që votuan për projekt-rezolutën për Krimenë kanë votuar në të njëjtën mënyrë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

“Unë do ta heq kapelën para të gjithë atyre që votuan kundër Rusisë mbi Krime, gjersa shkruhet në të njëjtën mënyrë për Kosovën kur bëhet fjalë  për integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë kryediplomati serb.

Ai gjithashtu thotë se Serbia mund të ketë vërejtje të caktuara për votimin e Ukrainës.

Daçiq ka përsëritur se Serbia votoi kundër rezolutës për Krimenë në OKB për shkak të tekstit  të mprehtë në të cilin sipas tij, ‘në mënyrën më të paskrupullt sulmohet Rusia.

Shefi i diplomacisë serbe ripërsëriti se vendi i tij respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Serbia nuk ka votuar për rezolutën mbi situatën e të drejtave të njeriut në Krime për shkak të tekstit jashtëzakonisht të ashpër  të kësaj rezolute e që është mënyra më e paskrupullt për të sulmuar Rusinë”, shtoi ai, raporton