Nese disa u prishën në politikë si të ri, kujdesë mos të prishën tjerët në pleqëri

09.03.2019 10:27:14

Nga Xun Çetta

Politika i prish njerëzit,thojn disa prej kohësh por jo, nuk është ashtu, politika i pjek njerëzit para kohe por njerëzit e ligj, i prish qoftë në të ri qoftë në pleqëri. Nese koha po na dëshmon se disa u prishën në politikë si të ri, kujdesë mos të prishën tjerët në pleqëri se kjo është akoma më zi. Jo, jo disa edhe nuk u prishën në politikë si të ri por të prishur i kan gjuajtur aty për ta bërë sallamadi e nga këtu, mund prishët plak dhe i ri…
Ata politikan, sadopak ne numër të cilët i kan gjuajtur të infektuar qysh si të ri dhe e vazhdojn tutje në pleqëri vendin dhe fatin e popullit në zift mundën më e zi.

Në vendet e varfëra të tillë politikan bëhën zotni e marrin dhe e mbajn pushtetin në diktaturë e në demokraci, e bëjn popullin disa prej tyre mirë më u ndi e disa mos të guxojn ta thonë se çfarë është demagogji e çfarë është sahi.

Edhe populli pastaj ndihët sikur diqka prej tyre po mëson, mos fol për tjetrin por shih vehtën çfarë po bën, kështu elektoratin ata e mësojn se si të ndershmeve idealist më u thanë ngase gjitha mundësit e bërjës ata vet i kan marr dhe i ndershmi më të tillë të manipuluar mbaron.

Unë autori i këtij shkrimi të mengjesit u kërkoj falje gjithë atyre që merren më tregime, proza e poezi ngase dola sikur në stilin e tyre të shkrimit ju kam perzi por ja se sot kështu më erdhi më leht të shkruaj dhe shprehëm, njëkohësisht mirë më u ndi.

Lufta kundër të keqës dhe të këqijnjëve në politikë të cilët vendin po dojn më e fik, në gjitha zhanret apo format e shkrimit ata duhët më u godit nese duam një ditë kolektivisht si popull më parë dritë. Jo unë, por të gjithë duhët të jemi dhe mbetemi optimist se shpejt do ta sjellim atë dritë.

Një sqarim te vogël : Nese nganjëhere shkruhet dhe më shkrim drejtperdrejt më politikan aktual komunikon ku populli nuk mund të kupton, kësaj radhe deshta që më popullin disi më leht të komunikoj a në të njejtën kohë e di mirë se për politikanë të karrjerës, kjo është lojë ngase ata shumë larg po shkojn.

Luzern 09.03.2019