Nëse Kadri Veseli vazhdon si zëdhënës i Qeverisë, atëherë nuk ka pse duhet tjetër zëdhënës

19.10.2016 18:37:53

Nga Rexhep Kastrati

Shumëkush po shqetësohet pse Kadri Veseli po shfaqet në situata sikur do ta imitojë kryeministrin, apo edhe minstrin e Financave. Ka edhe të tillë, kryesisht njerëz që duan një vegzë për të thurur pastaj histeri dhe marrëzira kundër kryeminsitrit Mustafa, që thonë se kryeministri i vërtetë është Kadri Veseli, duke i mëshuar kështu jehonës së luftës speciale  që është bërë dhe po bëhet  nga ata që janë të interesuar për ta rrëzuar qeverinë dhe për ta çarë LDK-në. Vetëm kundërshtarëve të LDK-së, e sëkëndejmi edhe veglave kondomë brenda e rreth LDK-së u intereson që LDK të dëmtohet dhe të neutralizohen sukseset që po arrin kjo Qeveri e drejtuar nga kryeminstri Mustafa dhe nga LDK. Të njëjtit nuk kujtojnë kohën kur edhe pse LDK i fitonte zgjedhjet, pushtetin ua kalonte PDK-së e AAK-së, dhe bashkë me pushtetin ua jepte edhe minstrat e saj. Dhe mjafton të kujtohet vetëm se shumica e ministrave të LDK-së që kanë qenë në qeverinë e drejtuar nga AAK, kanë kaluar në atë parti. Por jo, nuk i kujtojnë këto, pasi që nuk është në përputhje me stratgjinë për dëmtimin dhe rrënimin e LDK-së. Qëllimi është të goditet LDK, e cila për herë të parë e drejton Qeverinë jo vetëm formalisht, por në kuptimin e plotë të fjalës, duke shënuar edhe suksese që nuk janë arritur më parë: stabilizimi makrofinanciar afatmesëm, menaxhimi i financave publike, rritja e cilësisë së punës së administratës shtetërore që varen nga qeveria, reformat fiskale, krijimi i kushtetve dhe lehtësirave për investime kapitale dhe straegjike, miratimi i ligjit për Trepçën, miratimi i ligjit për investime strategjike, krijimi skemës pensionale të Kosovës dhe shumë suksese të tjera, të cilat nuk kanë mundur të merren me mend nga qeveri që e kishin bërë buxhetin e Kosovës një copë llastike që mund ta zgjasësh apo ta ngushtosh sipas qejfit, që mund të futësh duart kur të teket dhe që mund të bëhen ndryshime kur e kërkojnë fushatat zgjedhore. Kosova për herë të parë ka një Plan të Zhvillimit Ekonomik dhe është në rrugë që të tërheqë investime të rëndësishme kapitale dhe strategjike nga shtete të ndryshme që nga SHBA e deri te Italia dhe Zvicra. Është meritë e kësaj qeverie që përveçse është bërë skema pensionale, por edhe kategorizimi i kategorive të ndryshme pensionale, duke e rritur pragun minimal të pensioneve, si dhe tavanin e tyre. Dhe është mirëmenaxhimi i financave, puan e mirë e autoriteteve fiskale qoftë në tatime, qoftë në dogana dhe në agjensi të ndryshme që do të mundsojnë edhe një buxhet prej dy miliardë eurove, e së këndejmi edhe rritje të pensioneve. Dhe kjo i dedikohet punës së mirë të Qeverisë dhe të ministrive të linjës, të cilat udhëhiqen nga minstri Hoti, ministri Abrashi, por edhe nga ministrja Bajrami, që të tre të LDK-së. Edhe pse nuk dua të bëj ndarje, pasi që edhe ministrat e tjerë po bëjnë punë të mirë, dhe Qeveria po funksionon kryesisht në mënyrë harmonike, megjithatë, duhet theksuar se vetëm një drejtim i mirë i Qeverisë nga një kryeministër që merr vesh nga menaxhimi i punëve qeveritare dhe që ka vullnetin që të mos bëjë dallime që zakonisht janë bërë në të kaluarën ndërmjet ministrave me përkatësi të ndryshme partiake si dhe ndaj komunave që udhëhiqen nga parti të ndryshme, si dhe nga ministra që kanë përgjegjshmërinë për punët shtetërore, mund të bëjnë të mundur që të ketë ndryshime të tila të dukshme. Dhe projektbuxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm, është buxhet i zhvillimit eknomik dhe i rritjes ekonomike, i cili këtë vit pritet të jetë 4%, pritet të jetë buxhet i ushtrisë së ardshme të Kosovës, por edhe buxhet i trajtimit të dinjitetshëm edhe të pensionsitëve, dhe të kategorive të ndryshme shoqërore. Në këtë kuptim, Kadri Veseli, duke paralajmëruar rritjen e pesioneve në 200 euro, ka bërë atë që ka bërë edhe me ligjin e Trepçës: përpjekjen për të përvetësuar meritat e një Qeverie që drejtohet nga LDK dhe nga kreyministri Mustafa. Mirëpo, duke marr parasysh faktin se ai është kryetar i Kuvendit, dhe punët i kryjnë minsitrat, ai del të ketë rënë në rolin e zëdhënësit të kryeministrit dhe të ministrave. kjo i bie sikur ai që dëgjon te dera se çka po flasin ata brenda dhe pastaj del e bërtet: A po nini mara katund: do të bëhet rritja e pensioneve 200 euro.  Dhe Kadri Veseli mund të vazhdojë ta luajë këtë rol, dhe nëse vazhdon, Qeveria nuk do të ketë nevojë për zëdhënës.