“Nëse marrim datë të saktë për viza, Haradinaj mund të ndryshojë qasje për demarkacionin”

15.12.2017 19:47:54

Marrëveshja e demarkacioni javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komisionin për Punë të Jashtme për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në Kuvend.

Kjo marrëveshje është bërë problematika kryesore dhe ‘fajtore’ që Kosova ka mbetur e izoluar për kalim të lirë të kufijve.Kauza e kryeministri Ramush Haradinaj deri më tani ishte që marrëveshja e nënshkruar në Vjenë me Malin e Zi i kushton Kosovës me humbje të sipërfaqës tokësore, mirëpo tani po thuhet se ai mund ta ndryshojë

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj për lajmi.net tha se pas vizitës në Bruksel, Haradinaj mund ta ndryshojë qasjen e tij karshi kësaj marrëveshje.

“Pres një qasje të re pas vizitës së zotëri Haradinaj në Bruksel, nuk është hic e papritur që të kalojë demarkacioni, por kjo varët nga zotëri Haradinaj dhe nga qasja e tij që do ta ketë”, ka thënë ai.

Sipas analistit, nëse kryeministri merr datë të saktë për liberalizim të vizave mund ta mbështes versionin aktual të demarkacioni.

“Nëse zotëri Haradinaj merr garanca të sakta, merr datë të saktë, se brenda një kohe të shkurtë me kalimin e demarkacionit do të liberalizohen vizat ai do ta mbështes kalimin e demarkacionit në Kuvend”, është shprehur Mushkolaj.

Por, vazhdon ai, nëse është vetëm si një kusht që duhet të plotësohet ndërkohë që Kosova nuk merr asgjë konkretisht të paktën jo në një kohë të shkurtër, atëherë demarkacioni nuk do të kalojë.

“Kjo është edhe kauze e zotëri Haradinajt, në bazë të asaj që e ka deklaru në vazhdimësi e ka bërë të ditur që kjo të kryhet brenda një kohe të shkurtër. Por prapë mund të them se kjo varet edhe prej vizitës së 18 dhjetorit në Bruksel”, tha mes tjerash ai.

Se a ekziston mundësia që Haradinaj t’i përpijë fjalët e veta dhe të shikojë përpara vetëm që qytetarë të marrin vizat, Mushkolaj nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Haradinaj ka hapësirë për me pajtu, natyrisht që nevojitet një arsyetim, i cili ua mbush mendjen kundërshtarëve të versionit aktual, por kjo do të mund të relativizohej po që se vërtetë marrin datë të saktë të liberalizimit të vizave. Ta zëmë nëse thuhet se liberalizimi ndodh saktësisht më 1 mars ose 1 prill ne e dimë që ai është vendim politik, atëherë edhe mund të ndodh, nuk shihet e pamundur të ndodh kjo”, ka thënë ai. 

Imer Mushkolaj