Nëse prap gangësterët e PDK-së, vijn në pushtet!!!!

10.07.2017 09:30:39
Nëse prap PAN-i e PDK do i kryjojn institucionet, kjo do të ishte grushtshteti më i madhë ndonjëher që do të i bëhet Kosovës. Dihet se Hashim Thaqi ishte kryeminister në dy mandate, dihet për këto dy mandate Hashimi e PDK-ja uzurpoi çdo institucion shtetëror dhe publik në Kosovë, duke filluar nga Qeveria, ministritë, agjensitë shtetërore, kompanitë publike, PTK-në, RTK-në, KEK-un etj.
PDK-ja në këto dy mandate qeverisëse, jo vetëm që uzurpoi çdo gjë, por e degradoi Kosovën në çdo sferë të saj. Kjo parti u bë strehë e gangsterëve, kriminelëve, injorantëve, analfabetëve, uzurpatorëve, duke iu dhënë hapësirë të abuzojnë me pushtetin. Një parti që prodhoi me qindra-mijëra skandale kombëtare dhe diplomatike. Një parti që i dha imazh të keq Kosovës, në arenën ndërkombëtare.
Një parti që vodhi dhe shkatërroi çdo gjë në këtë vend. Një parti që shtetin e kapi për fyti. Një parti që pushtetin e bëri pronë të saj. Në një parti që mbizotëroi familjarizmi. Një parti e korruptuar, e kriminalizuar, ku shumica e zyrtarëve të lartë të kësaj partie janë me dosje për vepra të ndryshme kriminale dhe pritet që të ngritet aktakuzë kundër tyre. Kjo parti Kosovën e shndërroi në një fole të krimit të organizuar. Tani rreziku qëndron në ate se kjo parti PDK është bërë bashk me AAK, ku nëse ka parametra matës të krimit, janë të barabat gadi në të gjitha poret e jetës, së tyre kriminale pas luftës.
Kjo situat tani që e kemi, në prag të formimit të institucioneve, ku dihet Ramush Haredinaj do të provoj të i kryjoj institucionet, në kushte normale, në një shtet normal e demokratik, kryetari i shtetit do të duhet ta emroj mandatarin vetëm atëher kur dihet se mandatari i emruar i ka votat, i ka 61 vota të paktën të deputetëve, por në rastin konkret, prap po tentohet që deputetët të kontrabandohen, po përpiqen që me çdo kusht, e me çdo qmim të vijnë prap në pushtet.
Nëse prap vijnë në pushtet, dihet, se shteti ka me u kap akoma më shumë, Kosova do të mbetet e izoluar, e kryesisht nënë mëshirën e kapsëve e matrapazëve të PDK-së e AAK të cilët, dihet se gjysma e tyre priten të marrin banesa një dhomëshe në Hagë. Pikrisht rriximi i Qeverisë u bë, me që Qeveria me në krye Isa Mustafën u a bllokoi 3 vitet e fundti ventilat e hajnis, e duke qenë në këto pozita u bashkuan me Listën Sërbe, AAK-në, Vv por edhe me Nismën dhe e dërguan vendin në zgjedhje të jashtzakonshme.
Nëse edhe për katër vite Kosova vazhdon me kapsit e matrapazët e shtetit, me uzurpatorët e zhvatësit, me hordhit kriminale, me familjarizëm, me arsimin e shëndetësin në këtë nivel që e kemi, ather lirisht mund të themi se Kosova po bënë një hap para e pesë prapa!!!!
Ajet Avdyli