Nese realizohet skenari për ndarje të Kosovës, po bëhemi vet pjesë e krimit mbi njeriun tonë

20.07.2018 19:16:05

Nga: Skënder MULLIQI

Ne politikë natyrisht së ka shumë opsione për të ardhur deri të qëllimi i caktuar. Ka shumë rrugë të cilat mund apo nuk mund të bëhën. Por sigurisht së gjithçka që nderrmerret duhet të jetë e arsyeshme , shumë e kuptueshme, transparente dhe gjithëqka të bëhët në menyrë institucionale , natyrisht duke i marr parasysh interesat vitale të shtetit dhe interesat kombëtare . Sigurisht së për një njeri normal , për një njeri që i thotë vetit dijetare e atdhetar ekziston vetëm një solucion i arsyeshm politik që nuk guxon kurrë ta bëjë as edhe në ënderr-ai është opsioni , hapi , rruga që qon drejtë tradhëtisë të vendit tënd dhe të popullit tënd. Politika në Kosovë po i shkelë ngadalë këto parime . Janë duke u shkelur parimet bazë të mbrojtjës së territorit të Kosovës. Demarkacioni ishte lëshimi më i madh territorial që nuk ka guxuar të na ndodhë në asnjë mënyrë . Thuhej së ishte kusht për liberalizim të vizave e nuk ishte , por ishte një mashtrim i keq i faktorit politik vendor .Ne këtë mesele po duket ashiqare tash së ishte me hile edhe bashkësia ndërkombëtare . Zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, e veqmas presidenti Hashim Thaçi , ka bërë firmosje të dëmshme më Serbinë gjatë bisedimeve maratonike , dhe si duket është duke bërë veprime edhe më të dëmshme në bisedimet finale ,gjoja për normalizim të mardhenjëve , e që po shihet së kemi të bëjmë më bisedime krejt të natyrës politike .Ky grup që është takuar më Mogerinin ka mundësi ta na dergojnë në rrugën shumë të gabuar për liberalizim të vizave. Do të ishte katastrofale për Kosovën nese vjen në shprehje ndarja etnike e veriut të Mitrovicës siq po flitet. Deri më tash nuk u pranua opcioni ndarjës së Kosovës ,që është projekt i kahmotshem i Dobrica Qosiqit dhe Sllobodan Millosheviqit, i cili pretendojë këtë projekt shovenist ta realizon më luftë. A nuk grabiten serbët shumë toka shqiptare deri më sot duke krijuar Serbinë jo të Madhe por të Stermadhe , që sërish tia falim territoret tona!!!Deshi kush ta pranoj apo jo , nese realizohet skenari për ndarje të Kosovës, edhe ne vet po bëhemi pjesë e krimit mbi njeriun tonë. Me mijëra viktima ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës historikisht, dhe tash për teke të dikujt apo edhe nese ekziston edhe presioni ndërkombetar , nuk guxon të na ndodhë të falim territore , së do të na mallkojnë dhe namatisin të rënët në altarin e lirisë ,dhe do të na mallkojë edhe historia. Lëshimet e reja apo shitja e territoreve në veri do të dergojnë në destabilizim Ballkanin Perëndimor.Populli nuk ka luftuar dhe sakrifikuar që të falën serish tokat tona .Kjo nuk besoj së do të tolerohet nga shumica e shqiptarëve . Në Kosovë kan ndodhur shumë krime mbi shqiptarët , e për të cilat krime pak ose fare nuk po flitët, nuk po shkruhet , nuk po dëshirohet të kujtohen të gjitha ato viktima , nuk po funksionon përgjegjësia politike, morale e juridike. Nuk u kërkua që Serbia të dënohet për gjenocid, nuk u deponu materjal më bollkë për krime të luftës pranë TPI-së në Hagë, nuk u kërkuan dëmet e luftës … Fati i proceseve tona politike dhe nismave çfarë aktualisht i kemi , janë duke shënuar ndoshta epokën më të errët të kombit. Pse e thëm këtë, e thëm së na u krijuan kushtet për të parën herë në histori që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan , dhe jemi duke ja huqur për të bërë shtet normal e demokratik. Jam shumë i sigurt së asnjë shtet i ri nuk do të ishte futur në bisedime që prekin statusin politik ,më një shtet i cili e ka humbur luftën, më një shtet i cili historikisht na ka perjashtuar nga sistemi , me një shtet i cili ka berë gjenocid , më një shtet i cili na ka okupuar, më një shtet i cili ka bërë gjenocid .Dhe, ne futemi në bisedime më palën serbe pa asnjë kusht. Miqët tanë ndërkombëtar e dimë që na kan ndihmuar të lirohemi nga zgjedha shekullore serbe, por jo tash pas formimit të shtetit, të na “detyrojnë” që të bëjmë lëshime territoriale ,për çka vet u zotuan se nuk do të këtë ndryshim të kufijve të Kosovës. Ende nuk është shuar era e barotit dhe e gjakut , dhe kjo e vertetë fëmijëve tanë pak po ju prezentohet , e Kosova ishte bërë kasaphane .Nuk ishte dashur të lejohet të vihen në rrezik interesat kolektive. Jemi duke i harruar vendet ku serboqetnkët bën masakra kunder shqiptarëve në tokat e tyre.Duhet ne çdo qast ta kemi në mendje së ata qe u vranë dhe u masakruan ishin njerëzit tanë. Është për të na quditur fakti së si aq lehtë shikohemi në sy me ata që kryen krime mbi ne. Të zhvillohen bisedime më ata që ishin inspiruesit e luftës dhe krimeve , mendoj së nuk ka më vështirë , po që kjo fatkeqësisht shumë lehtë u pranua nga udheheqësit shqiptarë. Shteti i Kosovës dhe ata të cilët po e drejtojnë po bëhen ,ose nuk po e marrin guximin ti kundershtojnë këto bisedime të dëmshme , këto bisedime të cilat janë duke i realizuar planët serbe . Nuk ka cep të Kosovës që nuk kemi të vrarë nga dora gjakatare serbe, dhe totalisht po mungon përgjegjesia politike.Janë margjinalizuar traumat të cilat na i shkaktuan armiqët serbosllavë në kontinuitet.Vragët e luftës jo që nuk u mbyllen , po ato duket së do të hapen më këtë politikë miope .Në vend që të sanohen plagët e luftës , nese vazhdohet më këtë politikë do të hapim dhëmbje dhe plagë të reja. Unë për vetën time nuk kam dijeni së a do ti kemi në krahun tonë më miqët e deritashem perëndimor dhe amerikanë .Shumë i kemi irituar me mos dijen tonë , indolencën , lakmin për pushtetet apsolut dhe lakminë për të mira materjale, duke i harruar interesat e shtetit të Kosovës dhe duke i harruar edhe interesat kombëtare…