NËSE TAKSA HEQET PRODUKTET SERBE E BOSHNIAKE DUHET BOJKOTUAR

20.02.2020 14:51:06
Nga:Hysni Gashi
Kosova shteti me i ri ne Botë dhe me sfida të saj të subjektivitetit të njohjes dhe integrues ne mekanizmat ndërkombëtar siç duket taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake po del të jetë edhe me pengës ne planin integrues të saj.Taksa ndaj produkteve serbe e boshniake u vendos siç u vendos pasiqë diplomacia kosovare e humbi betejën perball asaj serbe ne Interpol,fillimisht taksa u mirëprit të qytetarët por jo edhe të shtetet e BE-së dhe pastaj të SHBA-të. Ndonëse taksa edhe se u vendos nga qeveria z.Haradinaj produktet serbe e boshniake nuk u ndalen ne marketet kosovare veçse çmimet u ngritën edhe me lartë për xhepin e qytetarit. Nga këto shtete u kërkua pareshtur që taksa të pezullohet duke thëne se taksa është pengës e Kosovës ne mardhaniet rajonale dhe ndërkombëtare ne veçanti me Serbinë kur edhe po tentohet të përmbyllet kapitulli me të.Serbia e përdori taksen si mjet mjaft mirë ne betejën ndërkombëtare duke e dëmtuar edhe me tej Kosovën ne arenen nderkombëtare.Qeveria z. Haradinaj thoshte se ne nuk e heqim taksën deri ne njohje gjë që do ishte e mirëseardhur nëse do të ishte ashtu dhe vazhdon ta mbaj atë qëndrim edhe ne opozite. Por nga ky barikadim shumë delegacione refuzuan mbeshtetjen dhe bashkepunimin me qeverinë z.Haradinajn dhe Kosovën.Qeveria z.Kurti me partnerin e saj për t’i dhanë zgjidhje thonë se do ta rishikojmë dhe zevendesojme taksën me reciprocitet ku edhe kemi kërkuar me vite dhe ne politikat e tregtisë se lire ku është Kosova e antarsuar nuk paraqet problem.Ne këto barikadime të klasës politike pro dhe kundër po humb Kosova dhe qytetarët e saj, mënyra me e mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj do ishte pozitë dhe opozite të gjejnë një gjuhe të përbashkët ne dakordanc edhe me shtetet mike ta zhbllokojnë ketë ngerrç. Me ç’rast jemi dëshmitar se mos bashkëpunimi dhe uniteti i partive politike pozitë dhe opozite të barikaduara pro dhe kundër edhe me parë rreth demarkacionit me Malin e Zi e ne fakt siç na doli kauz për pushtet ai barikadim ja humbi Kosovës mbi tri vitë për një aneks e korrektim gjë që aneksi e korrektimi ishin ne disa pika të marrëveshjes se Vjenës të nënshkruar nga ministri jashtëm ne atë kohë Hashim Thaçi të vitit 2015,por 8200 hektar aneksi dhe korektimi nuk i ktheu dhe u hesht sikurse çdo gjë është ne rregull. Prandaj Kosova nuk ka kohë të humb dhe të vendoset imazh të erret për tema që partit politike i përdorni për pushtet,por duhet përdor tema që e vendos Kosovën ne rrugën integruese dhe prosperuse ne familjen Evropiane.Prandaj taksa nëse hiqet produktet serbe dhe boshnjakë duhe bojkotuar.