Nesër ditë zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në kujtim të tre kosovarëve të vdekur mbrëmë në Munih.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë. HTH”, ka shkruar ai në Facebook.