Nesër fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj Covid-19

31.05.2020 11:52:07

Nga nesër në vendon tonë do të fillojë faza e tretë e hapjes graduale ose lehtësimit të masave të vendosura si preventivë ndaj koronavirusit.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria.

Që nga 1 qershori (nesër) pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove, trafikut urban e ndërurban e masa të tjera.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës