Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik për Kosovën

14.08.2016 16:08:13

Të hënë në Bruksel do të flitet për kodin telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së.

Nga zyra e kryeministrit në një njoftim për media thuhet se “takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullakoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohet nga ana e Bashkimit Evropian”.

Para nisjes për Bruksel, minsitrja Tahiri deklaroi se është optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marr kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës.

Në delegacion do të jenë përfaqësues të ARKEP-it, Telekomit të Kosovës dhe Ipko-së.