Nesër protestë në Prishtinë

15.08.2016 22:42:42

Pas publikimit të përgjimeve ku pjesë e tyre është Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie, janë organizuar protesta në shenjë të kundërshtimit të këtyre përgjimeve.

Grupi i qytetarëve i quajtur #Protestoj ka paralajmëruar protestën e radhës për nesër në orën 17:00

“Qytetarë të Kosovës, ju ftojmë t’i bashkoheni protestës së radhës #Protestoj 4, e cila do të mbahet të martën, me datën 16 gusht 2016, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo është protesta e katërt që mbahet në shenjë revolte ndaj përgjimeve të njohur si “Dosja e Shefave”.