Nesër protestë para qeverisë në Prishtinë

28.08.2016 23:16:30

Nëpërmjet një komunikate për media, organizimi i quajtur #Protestoj, ka paralajmëruar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aksioni është paralajmëruar për orën 11 e 30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Që nga fillimi i publikimeve të përgjimeve telefonike, ku protagonist kryesor i tyre është deputeti Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, #Protestoj ka organizuar disa protesta në Prishtinë me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë.