Nesër tërhiqet shorti i renditjes së subjekteve politike për zgjedhjet lokale

10.09.2017 13:49:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër bën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017”, ka njoftuar Elezi.