Nesër tubimi qendror i LDK-AKR-Alternativa

31.05.2017 21:31:30

Kryeministri  i Kosovës njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Musafa, ka ftuar qytetarët në tubimin e nesërm të koalicioni të tyre me AKR-në e Pacollit dhe Alternativën.

Mustafa në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjithë ata që synojnë demokraci, zhvillim dhe rrugë evropiane të jenë pjesë e këtij tubimi.

Postimi i plotë:

Të dashur veprimtarë të LDK-së,

Të dashur qytetarë,

Nesër, më 1 qershor mbajmë tubimin qendror të Koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi. Ejani në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë në ora 17! Gjithë ju që synoni demokraci, zhvillim dhe rrugë evropiane.

Me ne nesër do të jetë edhe Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Josef Daul.

Shihemi neser!