Nesër vjen i ftohti siberian, borë edhe në bregdet

05.01.2017 19:27:46

Temperatura nën 0 gradë celcius parashikohet të regjistrohen nesër në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore pritet që temperaturat të shkojnë deri në minus 20 gradë celsius.

Si rrallë ndonjëherë, në ditët në vijim, reshje dëbore pritet të bien edhe në qytetet bregdetare, ka thënë Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Prençi u bëri apel drejtuesve të automjeteve që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur lëvizjen në akset problematike, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore e të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”, tha Preçi.